Me një super organizim, në kushtet e sekretit total, 3.000 anëtarë të opozitës iraniane MEK, të cilët ndodhen në Shqipëri, festuan në Tiranë vitin e ri Persian, i njohyr ndryshe si Novruzi.
Fillimisht ata shprehën në shqip mirënjohjen për mikëpritësit shqiptarë, të përfaqësuar nga figura të njohura të politikës si Pandeli Majko, Fatmir Mediu dhe Elona Gjebrea, të brohoritur si sulltanë për Novruz.
Gjithashtu, në këtë event ra në sy prania e kreut të Kishës, si shenjë se 3.000 iranianët e mbledhur ishin kundërshtarë të regjimit të ajatollahëve.

Por ajo që e ktheu atmosferën në entuziazëm ishte liderja e rezistencës iraniane. Maryam Rajavi, e cila jeton në Francë, prej disa ditësh ndodhet në Shqipëri për t’u kujdesur për të organizuar këtë megaevent, që nga përmasat mund ta kenë zili partitë politike shqiptare.
Në fakt, frika kryesore e regjimit të ajatollahëve është pikërisht që ky entuziazëm mund të krijojë një parti të fortë politike, sidomos me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar.
“Sot, Ajatollahu Khamenei përballet me tre vështirësi të mëdha: së pari, nga frika e rezistencës së popullit iranian; së dyti, nga politika amerikane në rajon, e cila ka alarmuar seriozisht regjimin; dhe së treti, dilema mbi pasuesin e Khameneit, gjë e cila ka çuar në një krizë të thellë të regjimit. Qeveritë perëndimore nuk duhet të kapërdijnë mashtrime të regjimit, zgjedhjet farsë dhe viktimizimin e popullit iranian. Politika e kthimit të kokës anash kur vjen puna për të drejtat e njeriut, lirinë dhe rezistencën nuk mund të vazhdojë më”, deklaroi Rajavi.
Por deri tani, veç Amerikës, mbështetjen më të fortë e ka dhënë Shqipëria e vogël. “Gjatë një periudhe 3-vjeçare arritëm, në një bashkëpunim të shkëlqyer me partnerët tanë, të organizojmë operacionin e zhvendosjes së 2.500 anëtarëve të MEK, me një koordinim perfekt, pa asnjë incident të vetëm. Dhe ja, sot ju jeni të gjithë këtu”, deklaroi zv.ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea.
Për Fatmir Mediun, liderja Rajavi është një model frymëzimi për shumë njerëz rreth botës. “Kjo është një ditë reflektimi dhe përgjegjësie për të vazhduar luftën tonë për liri. E vetmja gjë e nevojshme për triumfin e së mirës është qe njerëzit të jenë të bashkuar. Atë çfarë e ka dhënë Zoti nuk mund ta marrë e keqja”, tha Mediu.
Me batuta foli edhe Pandeli Majko. “Ne socialistët mendojmë se për 4 vjet në shqipëri ka qenë ditë nevruzi, kurse ata mendojnë se dita e novruzit do të vijë pas zgjedhjeve. Jemi në debat me njëri-tjetrin dhe mund të zihemi edhe për kohën, por për ju nuk ka gjuhë politike”, tha Majko.
Të pranishëm në këtë miting festiv të zhvilluar në Tiranë ishin dhe figura të njohura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Franca, dy vende të cilat kanë ndihmuar ne lëvizjen e 3.000 muxhahedinëve nga Kampi i Lirisë në Irak drejt Shqipërisë.
Mes tyre spikaste edhe ish-ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara dhe njeriu i përfolur për sekretar Shteti nga Donald Trump, John Bolton.